Forcat kurde kanë nisur sulm ndaj ISIS-it në Bashiqa

23.10.2016 19:14:51

Forcat kurde kanë kryer sulme të reja ndaj pozicioneve të të ashtuquajturit Shteti Islamik në veri-lindje të Mosulit për të rimarrë qytetin e Bashiqa.

Komandanti kurd Peshmerga, ka thënë se ka bërë përparime të mëdha në territorin që mbahej nga ISIS, si dhe kanë siguruar një pjesë të një autostrade e cila do të kufizojë lëvizjen e lirë të ushtarëve të ISIS-it, transmeton KosovaPress.

Në një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga ofensiva e Mosulit, militantët sulmuan një qytet në perëndim të dielën.

Ushtria e Irakut thotë se situata në Rutba tani është “nën kontroll”.

Qyteti, në provincën perëndimore Anbar të Irakut, ka qenë nën kontroll nga viti 2014, por u mor përsëri në duart e qeverisë katër muaj më parë.