Forcat qeveritare siriane marrin qendrën e Aleppos

27.09.2016 17:26:47

Forcat qeveritare siriane pushtuan qendrën aktuale të Aleppos, që ishte nën kontrollin e rebelëve pas sulmeve ajrore që ishin të ashpër javën e kaluar.

Televizioni shtetëror raportoi se ushtria mori Farfrunë, në afërsi të kalasë së famshme të Aleppos, gjatë përleshjeve që u bën në afërsi të qendrës historike të qytetit, transmeton lajmi.net.

Gjatë javës së fundit nga sulmet e rënda ajrore u vranë më shumë se 200 njerëz dhe u rrafshuan disa ndërtesa, raporton AP.

Në lagjen historike të Alepos, një nga qytetet më të vjetra në botë, është një xhami e cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Minarja e saj e shekullit të 11-të, u shkatërrua gjatë luftimeve në prill 2013.