Formacioni i ëndrrave me lojtarët që ka stërvitur Van Gaal

17.01.2017 21:27:39

Louis van Gaal ka konfirmuar daljen në pension.

Ish trajneri i disa skuadrave të njohura, ka konfirmuar se ka vendosur të pensionohet nga futbolli, në moshën 65 vjeçare.

Ajax, Barcelona, AZ, Bayern Munich, Manchester United dhe ekipi kombëtar i Holandës, janë skuadrat që van Gaal ka drejtuar në skuadrën e tij.

Në këto skuadra, holandezi ka punuar me shumë lojtarë të mëdhenj. DailyMail ka bërë një formacion me lojtarët që ka punuar Van Gaal, duke e quajtur ‘formacioni i ëndrrave’, përcjell lajmi.net.

Edwin van der Sar, Philipp Lahm, Danny Blind, Frank De Boer, Arjen Robben, Edgar Davids, Luis Enrique, Rivaldo, Luis Figo, Patrick Kluivert dhe Denis Bergkamp.