Formimi i qeverisë se re po vonon, duket ashiqare se dikush jetikisht është i interesuar qe vendi të futet në kaos

04.12.2019 21:49:05

Nga Skënder Mulliqi

Edhe pak nese vonohet pa u formua qeveria e re, po degradohet pa ja nise punes. Dhe, nuk do te kete jete te gjatë. Tashme duket ashiqare se dikush jetikisht është i interesuar qe vendi te futet ne kaos. Pushteti pas luftes u lidhe me shumë per përfitime personale. Janë bere magnat me djersen dhe mundin e popullit me te varfer sot ne Evrope. Kjo zhagitje e formimit të qeverise po ju hyn ne punë shume edhe qarqeve te caktuara antishqiptare ne Evropë, për ta lene Kosovën vater krizë përmanente. U tolerua gjatë korrupcioni dhe krimi ne Kosovë, ne emer të mbajtjes se gjoja paqes se rrëme ,ne Ballkanin Përendimor , qe është gabimi me i madh. VV dhe LDK ishte dashur të tregohen shumë të vemendshme qe mos të lejojnë qe situata politike e brishtë të eskalojë ne diçka qe nuk e dëshirojnë shumica e shqiptare në rajon dhe kudo në botë. Ndarja e pushtetit nuk do te thotë asgjë ne krahasim me shtetin e ri te Kosoves. Mos të lejmojmë ne vet qe të behet ndarja në ata që gjoja dojnë me mbrojte shtetin dhe në ata qe gjoja dojnë me rrenu atë. Keto do te ishin eksprimente shumë te rrezikshme për fatin e shqiptareve dhe për fatin e dy shteteve tona. Lexues te nderuar mund te jem edhe gabim ne kete analize te shkurter, por nje fjale e popullit thote:’Heqma dron se ta fale Stambollin”. Mos te lejojme asgje ne dore te fatit, se kjo do te ishte tragjike per te gjithe neve…Aman leni anash interesat personale , ndarjet programore dhe dallimet ideologjike …Egot janë semundje, të cilat e anashkalojne edhe voten e sovranit, gje qe është jashtë çdo norme demokratike te sjelljes dhe te veprimit, qe bie ndesh me jeten pluraliste, si e drejte fundamentale për secilin njeri…