Formohet Komisioni për krahasimin e gjetjeve për personat e zhdukur

18.07.2018 11:26:55

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot formoi një komision i cili do të bëjë krahasim të gjetjeve nga raporti i Beogradit në lidhje me zbardhjen e fatit për personat e pagjetur.

Anëtarët e zgjedhur janë: Naim Uka, Driton Spahiu, Violeta Kastrati, Arben Selimi, Arben Emini, Ahmet Grajqevci

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj tha se në këtë komision njëri nga anëtarët duhet të jetë dikush nga shoqatat familjare.

Sipas tij, duhet të krahasohen gjetjet nga raporti i Beogradit.

Ndërsa, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka tha se krahasimet duhet të paraqiten javën e ardhshme.