Bota e Formula 1 është në zi. Në moshën 70-vjeçare është ndarë nga jeta tre kampioni i këtij sporti, Niki Lauda. Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-drejtuesit të Mercedes është bërë publik nga gazeta britanike The Sun e cilia shkruan: “ Me trishtimin më të madh ju bëjmë me dije se Niki jonë i dashur ka vdekur paqësisht pranë familjes së tij të hënën”.
Lauda ishte shtruar në një klinikë zvicerane dhe vuante nga një sëmundje prej kohësh. 8 muaj më parë ai kishte kryer një transplant në mushkëri. I lindur në Vjenë të Austrisë në 22 shkurt të 1949, Lauda fitoi tre tituj Botërorë si pilot i Formula 1, në 1975 në 1977 dhe 1984-ën dhe McLaren dhe Ferrarin.