Formula1, Ferrari: Gara mbetet e hapur

02.10.2017 18:22:13

Formula 1 premton të na dhurojë spektakël deri në momentin e fundit, me fishekzjarret që janë parashikuar për finalen e madhe të sezonit. Cmimi i Madh i Malajzisë në një farë mënyre u duk se bëri dhe renditjen e klasifikimit të pilotëve, por në botën e shpejtësisë dhe spektaklit pritet gjithcka. Me Anglezin Hamilton që e coi avantazhin e tij nga 28 në 34 pikë, supozohet se trofeu i Botërorit është rrugës së kthimit drejt numrit 44, por fakti që Hamilton nuk ka në duar njëvëndeshën më të shpejtë në garë, është faktor që rrit probabilitetin edhe për surpriza të mundshme.

Vet Hamilton u duk se u bë koshient për një fakt të tillë pikërisht mbrëmjen e së dielës, pas Garës në pistën e Sepang. Me iluzionin që dhuroi ai Pol Position i merituar, me të cilin Mercedes u duk se rigjeti dritën në fund të tunelit, mbarëvajtja e garës që zhvilloi Mercedes foli që nuk ishte as në lartësinë e asaj që zhvilloi Max Verstappen me Red Bull. Për pasojë nëse në Maranello do të dinë të zgjidhin problemin teknik që i mohoi Vettelit mundësinë për t’u kualifikuar në Malajzi, nga Cmimi i Madh i Japonisë në Suzuka e në vijim mund të kemi shumë surprizë.