Fortesa Trump! E pabesueshme çfarë po ndodh në New York (Foto)

11.11.2016 18:42:32

Ardhja në pushtet e Donald Trump, natyrisht se ka alarmuar edhe policinë, të cilët menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e duhura, duke parandaluar ndonjë incident të mundshëm që mund të ndodhë pranë Kullës Trump në New York.

Madje për tu siguruar se asgjë e keqe nuk mund të ndodhë Administrata Federale e Aviacionit, ka urdhëruar që asnjë aeroplan të mos fluturojë mbi Kullën Trum që gjendet në Fifth Avenue të New York-ut.

Kontrolleve të rrepta të policisë do t’i nënshtrohen edhe punonjësit e Kullës Trump, të cilët në hyrjen kryesore i pret skaneri dhe njësi të shumta të policisë.

Por ajo çfarë ka habitur më së shumti qytetarët amerikanë, janë disa punime që janë duke u kryer para ndërtesës së tij gjigante ku edhe janë të stacionuara forcat të shumta policore dhe njësitet anti-terror.

Në disa foto të publikuar në internet, shihen pjesë gjigante të betonit duke u vendosur para hyrjes kryesore dhe dhjetëra kamion me dhe. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

9