Forumi në Dubrovnik, Bushati takon Palmer: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

02.09.2018 10:16:51

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, gjatë punimeve të një forumi të zhvilluar në Dubrovnik.

Tema e forumit ishte “Forcimi i elasticitetit – Mesdheu, Europa dhe Ballkani Perëndimor”, në kuadër të të cilit morën pjesë edhe ministra të tjerë të Jashtëm të rajonit. Gjatë takimit me Palmerin, Bushati vlerësoi ritmin e reformave të brendshme, duke u ndalur veçanërisht te zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Ndër të tjera, Bushati vlerësoi rolin e pazëvendueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.