Forumi Rinor i LDK-së konkretisht kryetarët e pesë degëve të Prishtinës kanë organizuar një aksion për pastrimin e ambientit tek liqeni i Badovcit.

27.03.2017 10:57:08
Në këtë organizim për natyrën, përveç Forumit Rinor ku morën pjesë kryetarët e degëve të këtyre forumeve si dhe aktivistë e tjerë, morën pjesë dhe kryetari i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, ministri i MPMS-së Arban Abrashi, Mustafë Krasniqi kryetar i degës së II-të të LDK-së, Hazir Borovci kryetar i degës së III-të të LDK-së , Agim Gashi kryetar i degës së V-të të LDK-së si dhe asambleisti Shefki Gashi.

Ismet Beqiri ka treguar se ky aksion nuk është i vetmi që merret për të mbrojtur ambientin në natyrë.
Ky aktivitet u mbështet fuqishëm ngar kryetari i FRLDK-së Fidan Rekaliu.
Organizator i këtij aksioni është Dega e pestë e Forumit të LDK-së, me kryetar të Forumit të Rinisë të degës së V-të, Agron Avdyli dhe Agim Gashi kryetar i degës së V-të të LDK-së.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës