FOTO e paparë deri më tash: Thaçi duke protestuar…

21.12.2017 14:41:01
Fotografi i njohur kosovar, Haziri Reka, e ka publikuar një fotografi që deri më sot nuk është parë.

Bëhet fjalë për fotografinë ku presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi shihet duke protestuar.

Fotografia bardhezi duket se është dikur rreth viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Thaçi shihet pas Hazir Rekës duke protestuar. Ai mban një pankartë në duar ku shihet vetëm pjesa e parë e mbishkrimit “Rroftë…”.

“Para luftës shpinën e kisha të sigurt…”, ka shkruar Reka.

Presidenti Thaçi para përfshirjes në UÇK-së, ku njihet edhe si bashkëthemelues, ka qenë pjesëmarrës aktiv në organet e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.

Hazir Reka, fotografi dhe Hashim Thaçi pas tij