Foto/ Rrjet të ri ujësjellësi në tre zona të kryeqytetit

03.11.2019 15:10:59

Punonjësit e Ujësjellësit po punojnë intensivisht në disa prej rrugëve të kryeqytetit për furnizimin sa më cilësor me ujë të pijshëm. Pas investimit të kryer në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dalip Zavalani”, punonjësit e terrenit janë në zbatim të projektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dritan Hoxha”.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës po punon në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Artan Lenja”, pranë Fushës së Aviacionit.

Një tjetër lagje që ka përfituar nga investimet e UKT është edhe ajo përgjatë rrugës “Bako Dervishaj”. Edhe në këtë lagje grupet punës të UKT po kryejnë një investim të ri në rrjetin e shpërndarjes, duke sjellë një furnizim më të mirë dhe më cilësor të banorëve.

Në këto rrugë po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë investimet e nisura, sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë dhe me cilësi më të mirë. Falë rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve, tashmë banorët e këtyre zonave do të përfitojnë rritje të ndjeshme të kapacitetit të furnizimit me ujë të pijshëm.