Fotot e kamikazëve të Sri Lankas, milionerë e të arsimuar në perëndim

24.04.2019 20:30:02
Sot janë botuar fotot e para të vëllezërve që hynë në hotelet me 5-yje të Sri Lankës, dhe vranë me dhjetëra të pafajshëm që po hanin mëngjes.

Dy vëllezërit Inshaf dhe Ilham Ibrahim ishin bijtë e një milioneri vendas, tregtar erëzash. Ata ishin edukuar në shkolla private në vend, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi.

Njëri prej vëllezërve, Ishnafi, zotëronte një fabrikë bakri, dhe mendohet se aty janë fabrikuar edhe bombat.

Policia hyri për kontroll në vilën e tyre miliona-dollarëshe, pak orë pas sulmeve. Por gruaja e Inshafit e priti policinë duke hedhur veten në erë, duke vrarë edhe tre djemtë e saj dhe tre policë.