FR i LDK-së nesër aksion sensibilizues për vizat

13.02.2017 16:57:27

Të martën, me 14.02.2017, Forumi i Rinisë i LDK-së organizon aktivitet me moton “Mos na leni mshelë”. Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i institucioneve vendore, veçanërisht Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Aktiviteti fillon në ora 12:00 dhe mbahet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
LDK – Zyra e informimit