Fragment i cituar në monodramën “Shenjtëria e Madhe” – 1996

31.05.2019 09:09:40
Nga Hasan Dajaku
(Botës i kishin thënë se shqiptarët jetonin si majmunët nëpër drunjë…)

Ata erdhën për ta zhdukur Bardhëzën, se, kush u dilte përpara… Hynë në shtëpinë tonë të vogël që ndodhet skaj katundit. Ishin dehur nga rakia. Kishin pushkë, kishin singi të mprehta, ndërsa topat vazhdonin t’i qëllonin kullat e Kërrusajve. Botës i kishin thënë se shqiptarët jetonin si majmunët nëpër drunjë dhe zhgërryheshin si derrat nëpër baltëra, flasin jerm si në ëndërr sa mezi merren vesh në mes veti, kishin thënë e çka s’kishin thënë. Dhe, thua ti, pse s’më qëllonin, kur kishin plumb? Dhe, thua ti, pse s’më thernin, kur kishin singi? Dhe, thua ti: Pse? Donin, o bir, ta dëfrenin shpirtin e egër, se torturën e kishin ushqim, donin të më linin gjallë e për gazep…