Franc Jozef Jung: Maqedonia ka perspektivë në BE dhe NATO

07.09.2016 12:00:05

E pashmangshme është Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, siç është e pashmangshme që Bashkimi Evropian dhe Gjermania të bëjnë gjithçka që munden që të sigurohet kufiri evropian, me çka do t’i ndihmohet Maqedonisë në të ardhmen të mos ketë probleme me migrantët ilegal, konsideron Frans Jozef Jung, deputet në Bundestagun gjerman dhe ish ministër federal i Mbrojtjes, i cili mbrëmë në Berlin u takua me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Pas takimit me delegacionin e VMRO-DPMNE-së, Jung për MIA-n deklaroi se BE-ja nuk mundet vetëm t’i sigurojë kufijtë e brendshëm sepse për shembull Greqia dhe Italia nuk mund të ballafaqohen me këtë problem. Për Jung, kufijtë e brendshëm të BE-së mund të hapen vetëm përderisa sigurohet  kufiri i jashtëm i Unionit. Në lidhje me rrugën e Maqedonisë deri te anëtarësimi në BE dhe NATO, Jung konsideron se bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për të cilën ai ka zgjidhje.

“Këtë çështje e konsideroj si shumë të rëndësishme, dhe në periudhën kur isha ministër i Mbrojtjes e dhashë përkrahjen time për kontestin me emrin në raport të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike me atë që konsiderova se Greqia duhet ta ndajë problemin me emrin nga integrimet. Konsideroj se me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare mund të vjen deri te zgjidhja e problemit, me çka ai mund të tejkalohet dhe Maqedonia do të ketë perspektivë në NATO dhe BE”, deklaroi Jung.

Në Berlin Gruevski u takua edhe me Hans Peter Fridrih, përgjegjës për politikë të jashtme në grupin e deputetëve të Partisë së kancelares Merkel CDU. Për ish ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë është shumë e rëndësishme të mbahet stabiliteti i Evropës, ndërsa ruta ballkanike e refugjatëve të mbetet e mbyllur.

Fridrih thotë se Gjermania është e kënaqur që të gjitha partitë së bashku arritën marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor sepse zgjedhjet demokratike janë garancioni më i mirë që një vend të mbetet stabil dhe me të ardhme të mirë.