Franca, aplikacion telefonik për të paralajmëruar banorët nga sulmet terroriste

19.07.2016 11:54:59

Aplikacioni po funksionalizohet pikërisht para kampionatit evropian të futbollit “Euro 2016”, që do të fillojë të premten.

Do të alarmojë banorët në afërsi që kanë të instaluar aplikacionin në rast “të dyshimeve për sulme terroriste”, thuhet në një komunikatë të ministrisë së brendshme franceze për mediat.

Qeveria ka thënë se aplikacioni ka nisur të zhvillohet pas sulmeve terroriste të Parisit nëntorin e kaluar, ku të vrarë mbetën 130 persona.

Të martën, Zyra britanike për Marrëdhënie me Jashtë paralajmëroi se shënjestër e sulmeve terroriste gjatë evenimentit më të madh sportiv në Evropë mund të jenë stadiumet, zonat ku rrinë fansat si dhe mjetet e transportit.

Përdoruesit kanë mundësinë që të abonohen në aplikacion në mënyrë që të pranojnë paralajmërime në rast rreziku në tetë zona të ndryshme gjeografike.

Paralajmërimet do të ofrojnë një përshkrim të shkurtër lidhur me atë se çfarë ka ndodhur dhe këshilla për të qëndruar të sigurt.