Franca e gatshme të vazhdojë bisedimet me Rusinë për çështjen siriane

13.10.2016 17:36:27

Shefat e diplomacisë franceze dhe ruse, Zhan ­Mark Ero dhe Sergej Lavrov biseduan sot për Sirinë dhe tensionet mes dy vendeve si pasojë e çështjes siriane.

Ministri francez konfirmoi gatishmërinë e shtetit të vazhdojë me bisedimet me Rusinë.

Ai ka insistuar në “urgjencë për dalje nga qorrsokaku momental që të arrihet ndërprerje e bombardimeve të Alepos, të mundësohet qasje e ndihmës humanitare dhe të hapet perspektiva për vazhdim të negociatave në pikëpamje të zgjidhjes politike”.

 Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës dukshëm u përkeqësuan prej para disa ditësh.

Rusia premtoi veto të shtunën në rezolutën franceze me të cilën kërkohej ndërprerje e bombardimit të Alepos, qytet i dytë sirian sipas madhësisë e cila nga 22 shtatori është nën ofensivë të regjimit sirian dhe aleatit rus, citojnë mediat franceze.