Franca e Suedia dominojnë, Portugali-Zvicër “finalja” në fund

07.10.2017 23:26:54

Asnjë skuadër e kualifikuar matematikisht nga ndeshjet e tre grupeve A, B dhe H të eliminatoreve europiane të Botërorit 2018 ku gjithçka shtyhet për tre ditë më pas në duelet e fundit. Bosnje Hercegovina zyrtarisht është jashtë çdo llogarie pasi u mund 4-3 nga Belgjika në Sarajevë. Një ndeshje shuë e luftuar në një fushë të dëmtuar rëndë. Ishin belgët ata që kaluan të parët në avantazh por më pas vendasit kthyen gjithçka duke krijuar iluzionin se po arrinin një fitore të rëndësishme por më pas Batshuayi dhe Vertongen i rikthyeen avantazhin Belgjikës ndërsa Dario Dumic vendosi barazpeshën që zgjati vetëm pak minuta sepse Carrasco vulosi fitoren e Belgjikës në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Nga kjo humbje përfitoi Greqia që mori 3 pikë në transfertën e Qipros edhe pse kaloi fillimisht në disavantazh të një goli. Skuadra helene shënoi dy herë brenda pak minutave për të vulosur fitoren që e ngjit në vendin e dytë të grupit H me 16 pikë dhe shumë pak shpresa për të siguruar biletën play off. Po në këtë grup, Estonia luajti tenis në fushën e Gjibraltarit ku shëno plot 6 herë ndaj skuadrës modeste në kufirin mes Europës dhe Afrikës. Dy herë Tenjov, tre rrjeta Joonas Tamm dhe një herë Siim Luts ishin autorët e golave të skuadrës balltike që synon ta mbyllë me nder këtë edicion të eliminatoreve.

Në Grupin A, situata nuk ndryshon pasi tre skuadrat favorite fituan duke lënë të hapur deri në fund garën për dy vendet e para. Franca u mjaftua me një gol të Matuidi për të kaluar Bullgarinë në Sofje, ndërsa Holanda u imponua 3-1 në Bjellorusi. Davy Proepper zhbllokoi sfidën që në minutat e para por vendasit barazuan. Në pjesën e dytë, tulipanët shënuan edhe dy gola me Arjen Robben dhe Memphis Depay duke mbetur në vendin e tretë të grup dhe me pak shpresa kualifikimi pasi Suedia shkatërroi 8-0 Luksemburgun dhe

“Portokallinjtë” duhet të fitojnë minimmalisht me 6 gola diferencë në Stokholm për të siguruar vendin e dytë. Suedia e mbylli pjesën e parë të ndeshjes me një avantazh të konsiderueshëm 3-0 por në fraksionin e dytë shënoi edhe 5 gola të tjerë për të shkatërruar ekipin e LUksemburgut që vetëm pak javë më parë ndali në një barazim pa gola Francën. Berg 4 herë,  Granqvist dy gola dhe nga një rrjetë personale për  Lustig e Toivonen e kthyen pasditen suedeze në një festë.

Lumë golash edhe në Zvicër ku skuadra e Petkovic shkatërroi 5-2 HUngarinë një një ndeshje pa shumë histori. Helvetët kaluan fillimisht në avantazh me Xhakën dhe më pas dy herë Frei dhe Lichtsteiner e Zuber zhvlerësuan totalisht golat e hungarezëve që nuk bënë aspak rezistencë për t’ia bërë jetën të vështirë ekipit vendas. Një fitore shumë e rëndësishme për Zvicrën që shkon në përballjen e fundit me POrtugainë për të ruajtur një barazim po edhe një humbje me më pak se dy gola pasi luzitanët janë mundur në duelin direkt 2-0. Ishte pikërisht POrtugalia që kurseu energji në Andorrë ku fitoi lehtësisht me gola të Cristiano Ronaldo dhe sulmuesit të Milanit, Andre Silva.

Ndeshja tjetër e grupit B mes Ishujve Faraoe dhe Letonisë u mbyll në barazim pa gola.