Franca e thërret ambasadorin turk pas deklaratave të Erdoganit për Macron

24.10.2020 23:27:44

Franca ka reaguar pas deklaratës së presidenti turk, Tayip Erdogan, i cili tha se homologu i tij francez, Emanuel Macron ka nevojë për trajtim mental për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Me këtë rast, autoritetet shtetërore franceze kanë thirrur ambasadorin turk

Zyra e Macronit ndërkaq ka reaguar duke thënë se zemërimi dhe fyerja nuk është një metodë.

Reagimi i Erdogan vjen pasi që para pak ditësh Macron kishte deklaruar për myslimanët në Francë se po krijojnë një separatizëm islamik.