Franca i dhuron Kosovës donacion, Zemaj: Do ta lehtësoj punën e personelit shëndetësor

19.01.2021 12:54:20

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacion nga Franca të cilat do të shërbejnë për përballje me koranvirusin.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ishte i pranishëm në pranimin e këtij donacioni, ka falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadoret e këtij shteti në Kosovë, Marie-Christine Butel, për ndihmën e vazhdueshme.Ai tha se ky donacion do ta lehtësojë punën e personelit shëndetësor në përballje me pandeminë.

“Ky donacion në vlerë të konsiderueshme është shumë domethënës për neve dhe qytetarët, është shumë i mirëseardhur. Ky donacion do ta lehtësoje punën e punëtorëve shëndetësor në përballje me pandeminë. Donacionet janë stimulim për neve për përballje me kornavirusin në këtë periudhë ku kemi një situatë më të qetë”, tha Zemaj.

Zemaj tutje tregoi se çfarë pajisje përmban donacioni teksa tregoji se këto pajisje do të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor, raporton EO

“Ne emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qeverisë i falënderoj shumë dhe shpresoj që këto pajisje dhe mjete mbrojtëse si oksigjen-gjenerator, oksigjen-formues, termometra të ndryshëm dhe maska për oksigjen do ta lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësor në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID apo pacientëve të tjerë të cilët kanë nevojë për këso lloj trajtimi që nevojitet oksigjeni”.

“Ditët edhe kaluara edhe këto ditë të vitit 2021 po marrim donacione të ndryshme që janë stimulim për ne dhe punën tonë të përbashkët dhe vazhdimin me betejën me koronavirusin deri në eliminimin e plotë të tij”, tha Zemaj.