Franca kërkon sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

03.08.2017 22:20:22

Franca i kërkoi sot Këshillit të Sigurisë në OKB që të miratojë në ditët në vijim sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, ndërkohë që diskutimet mes fuqive të mëdha duket se po përparojnë në këtë drejtim.

“Franca dëshiron një rezolutë me sanksione të reja dhe të forta në ditët në vijim”, deklaroi para gazetarëve ambasadori francez në OKB, François Delattre.

Bisedimet për një rezolutë të re kanë filluar para një muaji mes SHBA-së dhe Kinës për të sanksionuar Korenë e Veriut pas testit të parë të një rakete ndërkontinentale më 4 korrik.

 

Perëndimorët konsiderojnë se zhvillimi nga Pheniani i raketave balistike ndërkontinentale përbën një kërcënim për sigurinë botërore.