Franca paralajmëron Rusinë për sulmet kibernetike që po ua bëjnë kandidatëve për president

19.02.2017 17:17:24

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayraul, ka deklaruar se kandidatët për president që mbrojnë vlerat e Evropës po përballen me sulme kibernetike.

“Në bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka një qëndrim që nuk duhet përfshirë në punët e brendshme të një vendi tjetër. Këtë më mirë e di Rusia”, është shprehur Ayrault, duke vënë në dukje se kandidati për president, Emmanuel Macron, i cili ka bërë deklarata pro Evropës po përballet me sulme kibernetike.

Duke theksuar se “janë të papranueshme sulmet kibernetike të ardhura nga Rusia”, ministri ka nënvizuar se nuk do të lejojnë kurrë që populli francez të imponohet në zgjedhje.