Franca pro liberalizimit të vizave ndaj Kosovës, por Macron ka një kusht për Qeverinë

08.07.2020 09:07:33

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka deklaruar kryeministrit Avdullah Hoti, se është pro liberalizimit të vizave ndaj kosovarëve, shkruan Gazeta Metro.


Macron ka ka thënë se Franca dëshiron të sigurohet që në Kosovë pas liberalizimit të vizave nuk do të ndodhë skenari i njëjtë që ka ndodhur në shumë vende, largim masiv i qytetarëve drejt vendeve të Evropës.

Këtë detaj e ka zbuluar Valon Murtezaj, këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka ka thënë Macron dëshiron të sigurohet që mos të ketë raste kur njerëzit marrin vizat dhe pastaj kërkojnë azil nëpër vendet e Evropës.

“Është diskutuar për çështjen e vizave pa dyshim, sepse është ai insistimi i vazhdueshëm i të gjithëve, i kryeministrit aktual, por edhe më herët. Presidenti [Emmanuel] Macron ka qenë shumë i hapur lidhur me këtë. E gjithë çështja është që për shkak të të kaluarave të ndryshme të vendeve dhe telasheve që i kanë sjellë pastaj, thjesht dëshirojnë që të jenë vigjilentë në mënyrë që të mos përsëriten situatat e tilla ku njerëzit marrin vizat dhe pastaj kërkon azil. Kjo është çështja”, tha Murtezaj.

Murtezaj ka thënë se nuk ka pasë asnjë kushtëzim karshi Kosovës për të marrë liberalizimin e vizave.

“Nuk ka pasë diskutime të tilla, as parakushtëzime dhe as kushtëzime. E di që është diskutuar momenti kur për heqjen e tarifës do të ishte një kundërshpërblim. Nuk kishte kushtëzime të tilla. E gjithë ajo që është diskutuar ka qenë vigjilenca dhe kredibiliteti i të dhënave në mënyrë që të mos përsëriten situata që i kanë ndodhur Europës në të kaluarën me vendet e tjera”, tha Murtezaj

Murtezaj ka thënë se presidenti francez e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për ta vizituar Kosovën.