Franca zgjat gjendjen emergjente për 6 muaj

20.07.2016 09:38:28

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar në favor të zgjatjes së gjendjes emergjente në vend për edhe gjashtë muaj të tjerë.

BBC shkruan se ky vendim pason sulmin e javës së kaluar në Nice, në të cilin 84 persona u vranë dhe plot të tjerë u lënduan kur një kamion e shtypi turmën.

Gjendja emergjente ishte sjell në vend pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor të vitit të kaluar nga i cili 130 persona mbeten të vdekur.

Kyreministri francez, Manuel Vllas, tha se Franca duhet të pres më shumë sulme vdekjeprurëse përkundër masave parandaluese të marra nga Qeveria e tij.

Ai tha se Franca duhet të mësohet të jetojë me kërcënimin.