Francë: Bombardimet mbi spitalin në Alepo, krim lufte

01.10.2016 16:17:30

Franca ka dënuar bombardimet mbi një spital në Alepo, duke thënë se bombardimet mbi ndërtesat e shëndetësisë dhe personelit në qytetin e rrethuar sirian përbëjnë krime lufte.

“Keqbërësit do të mbahen përgjegjës”, ka thënëpërmes një deklarate për media ministri i jashtëm francez, Jean-Mark Ayrault, raporton Reuters.

“Franca është duke u mobilizuar në Këshillin e Sigurimit që të ndalet kjo tragjedi e papranueshme”, ka thënë tutje ai.