Francë, fjalimi i Hollande ndërpritet nga snajperi. Dy të plagosur

28.02.2017 19:13:38

Të shtënat e një snajperi kanë lënë dy të plagosur gjatë një fjalimi të mbajtur nga presidenti francez, François Hollande, në hapjen e linjës së re hekurudhore të shpejtësisë së lartë, Paris-Bordeaux, pikërisht në VIllognon (Charente).

Një zyrtar i lartë i rajonit Charente të Francës tha se polici snajperist kishte shtënë aksidentalisht me armën e tij, duke ndërprerë fjalimin e presidentit dhe duke shkaktuar një alarm sigurie. Pierre N’Gahane konfirmoi incidentin.

Të paktën dy persona raportohen të jenë plagosur, ndërkohë që sipas medieve lokale, gardisti e kishte shkrepur gabimisht armën, të cilën nuk e kishte në siguresë. Të shtënat aksidentale plagosën oficerin në pjesën e poshtme të këmbës dhe një tjetër punonjës në gjymtyrët e poshtme.