Francë, nis gjyqi ndaj Haradinajt

05.01.2017 15:41:01

Gjykata e Kolmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt.  Gjykata do të vendosë nëse Haradinaj do të lirohet apo do të ekstradohet drejt Serbisë.

Ndërsa avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koçi shpreh bindjen se pretendimet e Beogradit do të rrëzohen dhe Haradinaj do të lihet i lirë brenda ditës. Në Serbi, ndërkohë, shpresat janë që Franca të veprojë sipas praktikës ndërkombëtare.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.