Francë, po përgatisnin një atentat, arrestohen dy të rinj të radikalizuar

18.04.2017 13:55:06

Policia franceze ka arrestuar dy persona të dyshuar si terroristë, një 23 vjeçar dhe një 29-vjeçar, të akuzuar se kishin përgatitur “një atentat” gjatë zgjedhjeve presidenciale franceze që do të mbahen të dielën që vjen.

Dy të dyshuarit, të njohur nga shërbimet e inteligjencës franceze për radikalizmin e tyre, janë kapur në një godinë në Marsejë, në të cilën u gjendën materiale eksplozivi të tipit Tapt. Në qytetin francez, ditën e nesërme, kandidatja e Fronit Nacional Marine Le Pen do të mbajë një takim elektoral, po duket se objektivi i tyre nuk ka qenë ajo.

Ministri i Brendshëm francez, Matthias Fekl, ka deklaruar që siguria është përforcuar në të gjithë vendin për të garantuar kandidatët e zgjedhjeve presidenciale dhe zhvillimin e votimeve në mënyrë të qetë dhe paqësore.

“Është bërë gjithçka për të garantuar sigurinë në prag të zgjedhjeve presidenciale”, – deklaroi ai, duke nënvizuar se 50 mijë policë dhe agjentë do të mobilizohen për këtë proces. Në Francë do të jenë në ruajtje 24 orë, 67 mijë qendra votimi.

Ndërkohë “France Info” i ka identifikuar dy personat e ndaluar si Mahiédine M., 30 vjeç dhe Clément B., 24 vjeç, me nënshtetësi franceze. Dy të dyshuarit janë konvertuar në fenë myslimane teksa gjendeshin të dënuar në burgun e Sequedin.