Francë- Vdesin 13 persona nga qirinjtë e tortës (Foto)

06.08.2016 16:10:49

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe gjashtë te tjere u plagosën pasi një zjarr “krejtësisht aksidental” shkatërroi një lokal në Rouen, kryeqytetin e Normandisë, thanë zyrtarët francezë.

Shumica e viktimave ishin të rinj që po festonin një ditëlindje.

Bar “Cuba Libre” është perfshire nga flakët në bodrum rreth mesnatës, tha ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve.

Mediat shkruajne se shkak i zjarrit kane kenë qenë qirinjtë e tortës dhe është përjashtuar mundësia e lidhjes se ngjarjes me terrorizmin.

Kryetari i Komunës së Rouen, Yvon Robert, i cili mbërriti në vendngjarje sapo dëgjoi lajmin e cilesoi tragjedinë si “katastrofa më e madhe”.

Festa e ditëlindjes ishte “një moment gëzimi për ata që ndodheshin aty që … përfundoi tragjikisht,” tha ai.