Francezi Michel Barnier zgjidhet si negociator evropian për Brexit

27.07.2016 14:20:26

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, emëroi të mërkurën francezin, Michel Barnier për të drejtuar negociatat në emër të ekzekutivit evropian mbi daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Jam i bindur se ai do të tregohet në lartësi të kësaj sfide të re dhe do të na ndihmojë të zhvillojmë një partneritet të ri me Britaninë e Madhe kur të largohet nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Jean Claude Juncker.

Michel Barnier është një ish-komisioner evropian për Financat (2010-2014), ish-shef i diplomacisë franceze (2004-2005) si dhe ish-zëvendëspresident i Komisionit Evropian.