Frashër Demaj: Ndarja e Kosovës, ose shkëmbimi i territoreve teza antishqiptare

30.01.2017 14:02:33

Edhe historiani, Frashër Demaj e sheh si tezë antishqiptare, tezën e ndarjes së Kosovës, apo edhe shkëmbimin e territoreve, dhe si vazhdimësi të projekteve serbe që nga Garashanini.

“Pa e zgjatur shumë!

Debati për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve është tezë antishqiptare…Është teza e Dobrica Qosiqit…Përkrahja e tezave të Garashaninit, Andriqit, Qosiqit dhe flirti me qarqet ekstreme antishqiptare janë veprime që dëmtojnë imazhin dhe perspektiven kombëtare.” – ka shkruar z. Demaj.