Fredrika Mogherini, mos luaj K… qe me Kosovën!

22.12.2018 12:35:34

Nga: Sinan Kastrati

22 dhjetori, datë e harruar e një armate pushtuese dhe lindja e formimi i ushtrisë së Kosovës

Nuk do të shkruaja për 22 dhjetorin, ditën e Armatës Popullore Jugosllave (shkurt APJ) dhe lindjen e një ushtrie. Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (shkurt FARK) sikur mos të kisha lexua dikund një deklaratë publike të Federica Mogherinit e cila paska thënë: ”Mogherini: ‘Nëse Kosova nuk e largon ushtrin, nuk ka viza për ata.’ – (VIDEO)”

Federica Mogherini shefe e jashtme e Bashkimit Europian, ka folur përsëri për krijimin dhe lindjen e ushtirisë në Kosovë.

Mogherini paska folur se ”nëse nuk largohet ushtria, popullit të Kosovës kurr nuk do ti jipet liberalizimi i vizave. Ata tani le të zgjedhin viza ose ushtria, të dyat nuk munden”.

Federica Mogherini më pas paska thënë edhe ”se në rastë se një shtet nuk i’u përmbahet rregullave të Bashkimit Europian ata nuk mund të marrin viza, kështu që mundësia e vetme e tyre është ta largojn ushtrin”.

Kështu po na ”knojnë këngën” evropianët e Serbia edhe Lahutën po e merr, si serbe, në vend të ”Guslles sllave” që këndojnë edhe malazezët me këngëtarin e njohur Njegoshin e që ne s`duhet të kemi ushtri e nuk duhet as të hamë e as të pimë pa e pyetur zonjën Mogherini e zotrinjët e tjerë, Hahn sepse Serbia hidhërohet e Evropa nuk dëshiron që Serbisë ti mbetet hatri më shumë sepse ajo largohet nga Evropa dhe po iku Serbia për në Rusi, vaj halli për Evropën.

E Kosova, nuk mundet as ajrin me e thith se edhe ”ajri” është i Serbisë. Mallin e saj duhet me ia marrë Kosova e as nëpër ”Qiellin e Serbisë” nuk guzojnë me fluturua zogjt shtegtarë

Zonjë, e di se ti ashiqare e mbron Serbinë por moj zonjë pse shqiptarët dhe Kosova nuk paskan të drejtë me pasur ushtri dhe me vendosur nga kush duhet të blejm grurë, misër, barut e armë?

Zonja Mogherini, a e ke pasur parasysh dhe a ta ka lënë ndonjë letër në ata ”defterët tuaj me pluhur”, paraardhësja jote, zonja Eshton se Kosova është shtet i pavarur, jo pse Hashimi e ka lexua ”deklaratën” por pse Kosova ka luftua me qindra vjet dhe nuk ishte kundër askujt, e aq më pakë kundër fqinjit verior– Serbisë. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkut të vitit 2008 dhe menjëherë Serbia është ankua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër shpalljes së ”njëanshme”.

Por drejtësia, kësaj radhe nuk ishte në krah të Serbisë sikur ju politikanet e politikanët e Evropës.

Qe çka thuhet në vendim, shkurtimisht:

”Vendimi për Kosovën nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Vendimi për Kosovën nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Audienca me rastin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK” përfundon citati (marrë nga Wikipendia, Enciklopedia e lirë).

Por unë nuk jam njohës i mirë i kësaj fushe prandaj edhe nuk guxoj të hy më thellë por dua të këthehem në Kosovë, te liderët që e kanë ”përfaqësua” dhe ende të lusin ty e të tjerët si ti. Ata pa pikë turpi hargjuan miliona euro të taksapagueve shqiptarë të Kosovës dhe shetitën nëpër Evropë afro 10 vjet gjoja për ”Bisedime Teknike” dhe tash doni ta zhbëni edhe ate më të voglën e që e keni në ”dorë”,Liberalizimin e Vizave”.

Një e drejtë elementare e çdo populli të lirë, që të jetoj dhe të shetis i lirë, kudo nëpër botë, për shqiptarët nuk është. Zonja dhe zotrinj evropianë, pse gjithë këto kushtëzime, për ”inate” tekanjoze?

Ju po i dënoni shqiptarët, po i burgosni si kur shpezët nëpër KAFAZ.

Astrid Lindgrens, suedeze, autorja librit për fëmi, ndër më të lexuarat në botë

”Pippi Långstrump”, kur ishte kryeministër Ingvar Carlsson,  kërkoi nga ai që pulat të mos futen nëpër kafaze, por të jetojnë të lira, në fusha e ara, ai i premtoi dhe e mbajti fjalë, ndersa për shqiptarët e Kosovës, nuk duhet të kenë as të drejtat që i kanë shpezet shtëpiake dhe ato shtegtar e të egra.

Ju nëse doni ti ”dënoni” liderët shqiptarë, largoni ata inga pushteti, mos iu jepni atyre viza dhe mos iu pranoni ”liderëve” kosovarë dhe familjeve të tyre ”vizat diplomatike” dhe pasaportat e huaja që ata i kanë marrë në shtetet fqinje, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi apo Shqipëri!

Ju do të bënit shumë mirë që ta dëgjoni edhe ”Zërin e popullit”. E pshtoni at popull nëse i largoni Hashimin e Ramushin, Kadriun e Fatmirin, Xhavitin e Dautin, Isën e Ismetin, Pacollin e … Enverin.

Na leni rehat oj zonjë në hallet tona e nëse doni të na ndihmoni, merrni liderët tanë e po ju japim yst edhe vëllezërit e tyre.

Shqiptarët në ish Jugosllavi kanë pasur lirinë e lëvizjes pothuajse (përveç Shqipërisë socialiste e ndoshta edhe ndonjë shtet tjetër socialist të lindjes) në të gjitha shtetet e Evropës dhe të botës.

Më së pakut që keni mundur ta bëni ju, Evropa ”Jonë” me në ”krye” ty, zonja Mogherin, edhe nëse nuk na ndihmoni e nuk na përkranim, mos na dënoni!.

E tash edhe pakëz për ”ushtrinë” e Kosovës, zonja Mogherini.

Zonjë e nderuar, nuk dua të ofendoj me asnjë fjalë se s`kam as kaqik mu ”rrok me ty” por qysh nuk po skuqeni kur Kosova dhe Bosnja, dy ish njësi të Federatës Jugosllave, u goditën më së shumti nga ushtria (ish APJ-ja, lexo Serbia) e cila bëri spastrime etnike e gjenocid, nuk e denuat si shtet, mos me pas ushtri por dilni kundër ushtrisë së Kosovës, e cila siq është, ”Macën prej përsheshit s`mund ta largon” se jo më ti bëjë ballë e karrshillak Serbisë.

Zonja Mogherini, as ti nuk do të jetosh përgjithmonë e nuk do të kesh poste politike, prandaj kujdes se historinë e shqiptarëve do ta shkruajmë NE e jo ti e as liderët tanë që po të vijnë pas, si dhelpra pas K … të dashit.

Njëri nga ta, Hashimi, që ti e ke në qejf dhe me te dëshiron me llafos ndoshta pase i ka hije me qenë ”mashkullgji i krushkëve”, janë zënë disa herë me ”Pelë për dore”, nëpër aferat e ndryshme. Në ”Pronto), dëgjohet duke thëne ”Se luaj K… me amerikanët” , pra i kanë në huj K… et e dashit.

FARK apo FAK

Liderët tanë, ”Komandantët” e Rognerit, të Bllacës, ia ndërruan edhe emrin prej Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) në Forcat e Armatotosura të Kosovës (FAK),që në disa gjuhë të botës tregon një fjalë të pistë, duke ia hjekur Republikën, vetëm pse Ministria e Luftës dhe Ministri i parë i saj, Kolonel Ahmet Krasniqi e kishte emërtua në FARK.

Në fund, zonja Mogherini, pse nuk e ngrit zërin kundër vëllezërve të liderëve të Kosovës që janë më pasunikë se ata?

Te ata, në veturat e në ”kasollet” e tyre gjinden drogë e armë (djemtë e Adem Grabovcit apo djali i drejtorit të AKI-së, Shpend Magjuni) dhe vëllai i Hashimit, Ganiut (Kapen Me 113 Kg Drogë Njerëz Të Gani Thaçit, Vëllai I Presidentit) dhe lirohen pa therrë në këmbë bile edhe largohet policët që kanë bërë ”Kallzim penal”.

Skandalet dhe aferat korruptive të tyre e besa edhe njerëve të Evropës që ishin e janë në Kosovë, nuk i qon as ”kerri me rezhnika”.

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 22 dhjetor 2018