Frikë nga fantazmat në Mitrovicë, objekti që po i ‘terrorizon’ punëtorët

15.12.2018 22:39:32

Në Mitrovicë, rojtarët e qendrës rajonale të pensioneve në këtë komun, thonë se natën aty hasin në gjëra të pazakonte.
Sipas tyre, ata dëgjojnë zëra e shohin pamje që nuk janë njerëzore. Por, krejt këto mohohen nga drejtori i këtij institucioni.

Nga drejtues të kësaj zyreje po thuhet se që dy vite nuk kanë pasur probleme të tilla.

Siç thonë ata, problemi qëndron tek vjetërsia e objektit.

E nga Policia thonë se nuk kanë hasur në ndonjë gjë të dyshimtë.