Frikë për sulme terroriste në aeroportin ndërkombëtar Miami

11.09.2016 16:39:33

Një automjet i dyshimtë në ambientet e aeroportit ndërkombëtar “Miami” në shtetin Florida të Amerikës, shkaktoi evakuimin e zonave rreth aeroportit.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se burimet amerikane kanë thënë, prania e madhe e forcave të policisë dhe mbyllja e rrugëve që çojnë drejt aeroportit Miami, ka shkaktuar shqetësime dhe frikë të madhe tek udhëtarët. Mirëpo pas ndërhyrjes së forcave speciale për çmontimin e bombave dhe shqyrtimin e automjetit të dyshimit, ka filluar përsëri funksionimi normal i aeroportit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur sot (e diele më 11 shtator) është përvjetori i sulmeve terroristëve të kryera me avionë kundër kullave binjake në Nju Jork.