Fshati Doblibare i Gjakovës me pamje përrallore për festa

16.12.2017 21:10:04

Në fshatin Doblibare, Komuna e Gjakovës, të rinjtë vullnetar me famullitarin, Don Albert Jakaj, kanë zbukuruar me drita Kishën dhe oborrin e saj, me rastin e Krishtlindjes.

Vizitor të ndryshëm e vizitojnë këtë vend këto ditë për festat e fundvitit dhe mahniten me bukurinë e saj.

Ndërkohë, pamje të ngjashme me rastin e festave të fundvitit ka marrë edhe fshati Pjetërshan i kësaj komune.