Fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë bëhen me ujësjellës të ri 

21.12.2016 20:08:45

 

 

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova priti sot në takim zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj me të cilin biseduan lidhur me përfundimin e projektit të ndërtimit të ujësjellësit në fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë ku sot u bë edhe inaugurimi i këtij projekti.

Ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë të komunës së Istogut është përkrahur nga fondi për Zhvillim të Infrastrukturës Ekonomike dhe Sociale në Komunat e Republikës së Kosovës.

Vlera e projektit është 82,079.70 euro financim i MAPL-së.