FSK jo në veri. Ushtri apo tradhti shtetërore?

03.02.2019 16:03:20

Nga Rexhep Kastrati

Si një rrufe u përphap lajmi se KFOR ka bërë publike se me një letër, hashim thaçi kishte siguruar se FSK nuk do të operojë në veri të Kosovës. Në rrethana normale të një klase politike të përgjegjshme dhe të një koprusi medietik profesional dhe të pavarur, do të duhej të kishte debate të gjera dhe shterruese, madje do të ishte dhënë edhe alarmi për tradhti kombëtare nga ana e Hashim Thaçit.

Mirëpo në kushtet kur klasa politike në tërësi është e përfshirë nga skandale të rënda edhe të tradhtisë kombëtare dhe shtetërore, kur partitë politike janë të kontrolluara nga agjentura kundërshqiptare, nga strukura mafiozo-politike dhe nga shoqëri të ndryshme sekrete, nuk mund të pritet që të debatohet për çështje të tilla si puna e letrës së Hashim Thaçit, sipas të cilës FSK nuk do të operonte në veri të Kosovës.

Edhe në aspektin medial, duhet thënë se mediet janë në Kosovë për të mbyllur debatet e vërteta për çështje publike, shtetërore e kombëtare dhe për të manipuluar opinionin, prandaj, nuk ka debate mediale për një tradhti kaq të rëndë të Hashim Thaçit.

E ashtuquajtura shoqëri civile, siç po del çdo ditë e më shumë, është e kapur më keq se politika dhe bashë me mediet dhe politikën përbëjnë trëkëndëshin e tradhtisë dhe të shkatërrimit të interesave shtetërore e kombëtare.

Opinioni, ndërkaq, në mungesë të zgjedhjeve reale, në mungesë të munbdësisë për të vepruar në mënyrë të orgnaizuar, rri e bën sehir dhe sikur është mësuar me tradhtinë kombëtare, sepse të dalë e vërteta se nisma ligjore për FSK-në nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë element pozitiv dhe kombëtar, por vetëm një formë e manipulimit dhe e mbulimit të tradhtisë shtetërore e kombëtare.

Siç kam thënë vazhdimisht, nisma për FSK-në e shfaqur nga Hahsim Thaçi fillimisht gjatë legjislaturës së kaluar, nuk ka për qëllim që ta bëjë FSK-në ushtri të Kosovës, por të realizojë një marrëveshje me Daçiqin, më 2013, dhe të ritheksuar edhe më 2016 me Vuçiqin, që të mundësohet krijimi i një ushtrie serbe në Kosovë, e që do të ishte në autoritetin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në rast se nuk do të kishte ndryshim të kufijve, ose të përdorej për të krijuar konflikt civilo-ushtarak në veri, që t’i mundësohet Serbisë të fusë trupat ushtarake në veri dhe të bëjë aneksimin e asaj pjese të Kosovës.

Kur ishte bërë koalicioni PDK – LDK, më 2014, Lista “Srpska” kishte deklaruar se në koalicion po hynte për një strukurë serbe të FSK-së, e që nuk ishte përgënjeshtruar nga askush në atë kohë.

Tashmë kur KFOR ka bërë publik faktin se Hashim Thaçi ka bërë letër me të cilën ka thënë se FSK nuk do të verpojë në veri, është shumë e qartë se aktet e tradhtisë shtetërore e kombëtare, opinionit i janë ofruar se vepra të rëndësishme patriotike.

Kështu ka ndodhur që nga kohë e luftës, dhe kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen e afërt, sepse Hahsim Thaçi dhe linja e tij e Tiranës/Kretës në skenën socio-politike ushtarake në Kosovë kanë dalë për të ndarë Kosovën qoftë në vaiantin boshnjak, qoftë edhe si ndarje klasike, qoftë edhe të dyja bashkë.

Opozita që di vetëm të recitojë fjalime patetike elektroale dhe atë sidomos kur afrohen mundësitë për zgjedhje, nuk ka mundësi që të bëjë gjë, sepse milionerët e saj janë shitur kaherë, si dhe për faktin se ka qenë pjesë e tradhtisë së bërë në emër të gjoja bërjes së FSK-së ushtri e Kosovës!