FSSHK-ja thotë se punëtorët shëndetësor në Kosovë nuk janë të mbrojtur në masën e duhur nga coronavirusi

23.03.2020 16:26:03

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë thirrje publike për Komisionin e posaçëm për parandalimin e coronavirusit (COVID-19).

Sipas tyre, punëtorët shëndetësor nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të këtij infeksioni.

Ata thonë se këto informata u kanë ardhur nga terreni, kurse janë shprehur të gatshëm që të japin kontributin e tyre.

“Duke u nisur nga fakti që jemi munduar të kontaktojmë me ju për të ju shprehur brengat e punëtorve shëndetësor po mundohemi të japim kontributin tonë në mënyrë që të ju paralajmërojmë edhe njëherë:“Punëtorët shëndetësor nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të këtij infeksioni(këto informatat vijnë nga terreni)””, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.

Ata thonë se duhet t merren masat parandaluese më qëllim të mbrojtjes së punëtorëve.

“Të nderuar anëtarë të Komisionit ju lutemi të merrni masa parandaluese me qëllim të mbrojtjes së punëtorëve shëndetësor aty ku mund të kemi probleme nga stafi teknik apo sanitar e deri tek profesionistët shëndetësor. Ju lutemi,ju lutemi,ju lutemi, mbroni punëtorët shëndetësor dhe stafin mbështetës që ta luftojmë këtë Pandemi. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie 24 orë që të marrim urdhëra nga Ju”, thuhet tutje në komunika..