Ftesë për tubim në kujtim të të madhit Fadil Vokrri

09.06.2018 18:08:59

Vdekja e futbollistit të njohur, përkatësisht drejtuesit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është pritur me pikëllim, por edhe me një ndenjë të lartë solidariteti, krenarie dhe kujtimi të mrekullueshëm.

Institucione, parti, qytetarë kanë shprehur pikëllimin për vdekjen e Fadil Vokrrit, kurse tashmë bëhet thirrje për një tubim para Teatrit në Prishtinë, e që do të ishte një tubim në kujtim dhe në vlerësim të këtij futbollisti të madh.

Një nga biznesmenët, veprimtarët dhe simaptizuesit e hershëm të lojës së Fadil Vokrrit, Flamur Beqiri, ka bërë një thirrje të këtillë, duke shprehur në këtë mënyrë një mënyrë dinjitoze të respektit dhe vlerësimit për Fadil Vokrrin!

Kjo është ftesa e z. Beqiri në profilin e tij në facebook:

Miq të dashur,

Në nderim të legjendës, Fadil Vokrri, ashtu si kemi ditur në të kaluarën kur stadiumi i Prishtinës jehonte, VOOOKKKRRRRI, ftoheni sonte para teatrit kombëtar në orën 21:00!

Krenar me ty Fadil, përjetësisht në zemrat tona!

Mirë se vini.