FUQIA E ‘URDHËRAVE’ TË NDËRDIJES!

20.02.2020 13:22:23

Nga Ahmet Asani

E përbashkëta e gjitha rasteve të njerëzve që vrasin njerëz të pafajshëm në emër të ndonjë kauze dhe të atyre që pa kurrëfar kauze vrasin e vetvriten, është një “urdhër” për të vrarë, urdhër ky i cili në forma e rrethana të ndryshme ‘futet’ si virus në ndërdijen njerëzve!

Futja e urdhërave në ndërdijen e njerëzve – manipulimi i tyre për të arritur qëllime të caktuara, është e vjetër sa edhe vet njerëzimi! Shumê popuj trima e luftëtarë, të punës e dijes, popuj që i kanë dhënë njerëzimit vlera civilizuese, sot ose janë rudhur e shtrydhur deri në zhdukje, ose nuk egzistojnë fare! Dëshmi për këte jemi ne pasardhësit e pellazgo-ilirëve, ne shqiptarët që na turqizuan, greqizuan e sllavizuan dhe asnjeherë nuk po arrijmë të organizohemi për ruajtjen e substancës kombëtare!