Fusha e Peshterit-2 Ugëlla

25.05.2020 20:00:07
Shkruan : Ali Daci
Ugëlla ka qenë gjithmonë vatër e e trimave dhe burrave të dëgjuar që kombit i kanë dhënë shumë . Familja malësore e Hukajve ( të sllavizuar në Hukiq) ka më së të mburrët. Smajl Huka ishte burri i cili mbante lidhjet me prijesit e Kosovës dhe të Shqipërisë. Dihet dhe edhe sot flitet shkuarja e tij në Tiranë në Oborin mbreteror ku ishte pritur nga Mreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu. Në pritjen mbreteror peshteraku ju kishte drejtuar Mbretit të shqiparëve se ai kishte ardhë të Lartëmadhetria e Tij më të vetmen kërkesë që Sanxhaku të përfshihej në harten e Shqipërisë mbreterore , në hartën e Shqipërisë Etnike. Smajl Huka kishte lenë tre djem si tri martina. Burrat e Ugëlles kanë luftuar më pushkë në dorë kunder çetnikëve të Pavle Gjurishiqit dhe kundër partizanëve po ashtu. Ata u radhitën në krah të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit dhe me dinjitet e besnikëri mbrojten trojet e Shqipërisë Etnike. Zaim Smajli ishtre luftetar i rrept dhe pas Luftës së Dytë partia komuniste përndjeku familjen e Hukajve, e veçanarishjt Zaimin të cilin edhe e denoj më burg të pëtjetshëm , por pas rigjykimit ai u denua me 6 vjet burg të cilat i kaloj në burgun famkeq të Sremit. Disa familje të Hukajve u shpërngulen për Turqi dhe sot një numër i shumtë jeton atje. Edhe Hajriz Smajl Huka ( 1912- 1987 ) (Foto e Hajrizit në shall të bardhë) tërë jetën punoj për Peshterin dhe ishte pjesë e prijes i pleqnarëve dhe pajtuesve të Sanxhakut.
Në të hyrë të fshatit Ugëll në krahun e majtë janë shtëpitë e Hukajve që janë më origjinë nga Malësia e Madhe. Na pret Ismet Hukiqi që në fushë dhe na flet bukur shqip, por që i biri i tij nuk e di as një fjalë që i ati dhe unë flasim. Takojmë Osman Hukiqin babain e Ismetit i cili për mrekulli flet gjuhën e të parëve të tij. Na dëshiron mirëseardhjen dhe në pozicionohemi nën hijen e një peme që janë të rralla në Peshter. Osdamin ka 79 vjet dhe rrefen se dikur fshati i tij ishte fshat në zë si për bujari ashtu edhe për trimëri. Ugëlla, mësojmë nga Osman Hukiqi, ka këto lagje, Bibajt 20 shtëpi, Plakajt 10 shtëpi, Gorçajt po ashtu janë nja dhjetë shtëpi, Kurtbashajt kanë ngelë vetëm 6 shtëpi, Mujazinoviqet nja 10 sosh kurse Camajt vetëm 3 shtëpi si dhe Martinajt. Ai rrëfen për të kaluarën e Peshterit e posaqerisht për Ugllën. Gjithë këto maja që po i shihni sot mbajnë toponimet shqiptare si Maja e Preht, Maja e Alis e Bunari i Plakës, Luldielli, Shpella e bor’s, Gropat, Krojet e Gjergj Elez Alisë etj. flasin për të kaluarën e lavdishme të kësaj treve. Osmani na flet për qëndresën e Ugëllës në luftën e Dytë Botërore dhe ardhjen në ndihmë të brigadave shqiptare. Ai flet me krenari për Sak Fazlin –Bajraktarin e Rugovës, për qëndresën e rugovasve në luftë për mbrojtjen e Pazarit. Përmend Aqif Blyten dhe patriotizmin e tij për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Pastaj përmend vëllezërit Musa dhe Jus Gorçaj të cilët i kanë pushkatuar partizanet pasi që ata kishin qenë vullnetar në brigadat shqiptare e që kishin luftuar nën flamurin shqiptar e shumë patriot tjerë të asaj kohe jo fort të largët të cilët komunizmi i ka zhduk e internuar në të katër anët e botës. Osmani edhe sot ruan traditën e hershme të kultivimit të bagëtisë. Djali i tij, Ismeti është kthyer nga kurbeti dhe sot grigja e tij numëron 200 dele e po aq qengja. Dikur secila shtëpi në Ugëll ka pasur mbi 100 dele, kurse sot shumë pak dëgjohen këmborët e ogiçëve, pasiqë popullata është përgjysmuar dhe shumica dimrat i kalojnë në Pazar të Ri e Sjenicë, në Sarajevë e jashtë atdheut, në Turqi. Shkolla katërklaseshe ka afër 70 nxënës dhe se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe. Varrezat tek xhamia e fshatit rrëfejnë më së miri për të kaluarën e fshatit. Epitafet dhe gravurat e të vdekurve më plisa të bardh mbi kokë e shalla janë vet historia e këtij fsahti. Nëse të vdekurit janë identifikuesit e së kaluarës atëherë Ugëlla edhe sot duhet të jetë shqiptare, por…
( vijon )
Hajriz Smajl Huka ( 1912- 1987 ) dhe të parët e Bibajve
Grupi
Nga e majta në të djathtë, në këmbë femijet 1. Grisha e bija e Delisë, 2. Ali Ademi, 3Adem i Delisë, Murseli i Nukës, 5. Beqir Rama, 6. Niman Ramhusi, 7. Mulla Omeri. Ulur nga e majta në të djathtë 1. Rexhep Kapedani, 2. Hasan Efenia Kapedani, 3. Nuka dhe ne krah ka nipin Sallko, 5. Selaman Ramhusi, vellai i Nimanit, 6. Deli Biba.
(foto e vitit 1928 )