Fushë Kosova dhe disa fshatra të saj të premten nuk do të kenë furnizim me ujë

16.11.2017 14:09:15
Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët  se nesër me date 17.11.2017 do të ketë punime të planifikuara në Stacionin e Pompimit KRONI, konkretisht do të bëhet pastrimi i rezervuarëve të ujit.

“Andaj konsumatorët që furnizohen nga ky stacion Pompimi, nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes. Zona e furnizimit përfshinë një pjesë të Fushë Kosovës,Bresje,Kuzmin dhe Vragoli, thuhet në njoftimin.

KRU “Prishtina”sh.a është e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të sajë.