Fushë-Krujë, furgoni me nxënës përfundon në kanal

13.12.2016 14:36:00

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Fushë Krujës. Një furgon që ishte mbushur me nxënës ka përfunduar në kanal.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bilaj, në periferi të Fushë-Krujës. Mësohet se nxënësit kanë dalë nga mjeti dhe nuk ka asnjë të plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca. Në ndihmë të nxënësve kanë ardhur edhe banorët e zonës.