Futbollisti doli me koronavirus, i gjithë ekipi gjerman përfundon në karantinë

11.03.2020 23:49:25

Skuadra e Hanover 96, njoftoi se lojtari i saj, Timo Huber, doli pozitiv në testet për koronavirusin. Mbrojtësi 23-vjeçar mbeti i infektuar gjatë një mbrëmjeje private të shtunën në Hildesheim, ndaj për të ndaluar përhapjen, e gjithë skuadra përfundoi në karantinë.

“Timo ka qenë gjithnjë shembullor dhe nuk ka shfaqur ende asnjë simptomë deri më tani. Kur mësoi se dikush i pranishëm në atë mbrëmje kishte rezultuar pozitiv, ka telefonuar mjekët dhe është futur menjëherë në karantinë”, tha drejtori i klubit, Zuber