Futbollisti i kërkuar nga Barcelona transferohet në Juventus (FOTO)

09.12.2016 15:26:36

Juventus e ka lënë Barcelonën pa një përforcim të madh.

Steven N’Zonzi nuk do të transferohet në Barcelonë.

Gjiganti katalan është i interesuar për mesfushorin e Sevillas.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se ai është afër kalimit në Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.

N’Zonzi kërkohej nga Barcelona për të shërbyer mbulesë për Sergi Busquets. Mirëpo, e ardhmja e tij pritet të jetë tek kampioni i Serie A.