Fyen rëndë fqinjët me ngjyrë, pasi qeshën me ‘linjat e saj trupore’: Kthehuni në Afrikë

18.08.2016 19:58:16

Një moment shokues është filmuar nga një kamerë amatore, ku shfaqet një grua e veshur me rroba banjo duke zhvilluar një bisedë raciste me fqinjët e saj derisa e bija e saj dëgjohet duke e lutur që të ndalojë.

Gruaja e veshur me rroba banjo të kuqe i drejtohet një grupi të rinjsh, pasi ata bëjnë komente lidhur me trupin e saj të “varur dhe plotë celulit”.

2

Besohet se ky incident ka ndodhur në rrugën Tallahassee në Florida, derisa njëri nga viktimat e fyerjeve raciste, ka filmuar ngjarjen të cilën më pas e ka postuar në YouTube.

Në video dëgjohet gruaja e bardhë duke thënë, “Është dashur të qëndroni në Afrikë, mund të ktheheni kur të doni. Jeni të lirë nëse dëshironi të ktheheni në Afrikë”.

3

Në ato momente mundohet të ndërhyjë e bija e gruas së bardhë, e cila kap nënën e saj për krahu duke e lutur të ndalojë.  /Telegrafi/