Fytyra e vërtetë e luftës!

18.08.2016 13:48:56

Zakonishtë për luftën fliten tregimet e përditshme sa njerëz janë vrarë, sa u plagosën dhe sa vende u bombarduan.Kostoja e vërtetë e gjakderdhjes shpesh mund të neglizhohet.
Ndonjëherë, një fotografi na kujton tmerrin e saj.

Alepo është një qytet në veri të Sirisë, që është i rrethuar prej vitesh gjatë luftës civile të vendit. Mijëra njerëz janë vrarë, dhe shumë jetë janë shkatërruar.
Të mërkurën, më shumë se tre njerëz vdiqën dhe të paktën 12 të tjerë u plagosën në vendet ku mbahen rrebelët në lagjen al Qaterchi në lindje të Aleppos, sipas observatorit bazë për të drejtat e njeriut në Siri.


Është prekëse video e një prej viktimave të vogla të plagosuar që tashmë qarkullon në internet.
160817214658-allepo-syria-boy-03-medium-plus-169Djali, vetëm një foshnjë, është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të bombarduar natën e së mërkurës. Një puntorë civil e dërgon atë në një ambulancë. Bluza e tij me një karakter të filmit të vizatuar është mbuluar nga pluhuri, dhe ana e majtë e fytyrës së tij është e mbuluar nga gjaku, dhe ai është i heshtur pavarësishtë ulëritjeve të njerëzve përreth tij.
Sytë e tij duken të ngrirë përderisa ai është i ulur në karrigen portokalli të automjetit, dhe duart në prehërin e tij sikur ai po pret për trajtim.
Ai e ngre dorën e majtë dhe e fshin syrin e tij, dhe e ndjenë sikur të ishte goditur në atë zonë. Ai e fshin fytyrën e tij dhe e shikon gjakun poshtë.
Këto fotografi shqetësuese shfaqen në kohën kur dhe më shumë detaje të tjera të vuajtjeve në Siri janë theksuar nga Amnesty International.
Ata thonë se rreth 18000 njerëz kanë vdekur në paraburgim që nga fillimi i kësaj gjendjeje në mars të vitit 2011, por përsëri besojnë se numri është nënvlerësuar.
Duke folur në emrin e të mbijetuarve, raporti i tyre përfshinë detaje të kushtve pikëlluese për të burgosurit dhe metodat brutale të torturës, duke përfshirë përdhunimin, dhunën seksuale, rrahjen me kamzhik, dhe djegjen./CNN, përktheu fokusi.org./