G7-shi, gati për sanksione shtesë kundër Rusisë

27.05.2017 18:51:35

Shtetet anëtare të G7-tës u shprehen sot të gatshme për të ndërmarrë sanksione shtesë kundër Rusisë, duke e cilësuar si përgjegjëse në konfliktin ukrainas, thuhet në deklaratën përfundimtare në takim in e mbajtur në Taormina në Sicili.

“Sanksionet mund të hiqen kur Rusia të përmbushë angazhimet e saj. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim masa kufizuese shtesë kundër Rusisë nëse është e nevojshme”, thuhet në këtë deklaratë.

Moska u pezullua nga G8-ta pasi aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe u ndërmorën sanksione ekonomike për implikim të Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainas, ku kanë mbetur më shumë se 10000 të vdekur në tre vite.

Nga ana tjetër Rusia e ka mohuar mbështetjen ndaj rebelëve separatistë prorusë që luftojnë kundër trupave ukrainase.