Gabigol largohet nga Inter, transferohet te rivali i madh nga Serie A

04.01.2017 14:43:16

Gabigol mund të largohet nga Inter, por të mbetet në Serie A.

Gabigol nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në Inter.

Sulmuesi brazilian erdhi si përforcim i madh gjatë verës së vitit të kaluar.

Mirëpo, ai nuk është duke luajtur me vazhdimësi në Giuseppe Meazza dhe spekulohet me largim nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Sky Sport” shkruan se ai mund të nënshkruajë me rivalin e Serie A, Roma, përcjell “lajmi.net”.

“Giallorossët” mirëpresin ardhjen e Gabigol por mbetet të shihet nëse Inter është i gatshëm ta lejojë transferimin e tij në Stadio Olimpico.